Nė 2011 shqiptarėt do pėrfitojnė internet shumė tė shpejtė

Nė 2011 shqiptarėt do pėrfitojnė internet shumė tė shpejtė

 Shqiptarët do të përfitojnë në fund të vitit 2011 internet më të shpejtë dhe me çmim më të lirë, në sajë të marrëveshjes së firmosur të enjten në Tiranë për ndërtimin e Rrjetit Ballkan-Itali, nga UNIFI Communications dhe Alcatel-Lucent. Në bazë të marrëveshjes, Alcatel do të zbatojë lidhjen me fibra optike nënujore mes Italisë dhe qendrës së sapokrijuar në Tiranë për Shkëmbimin e Internetit në Ballkan. Enrico Banfi, zv.president i Alcatel-Lucent u shpreh se "ky është një hap domethënës dixhital për Shqipërinë, që do të krijojë kushtet për zhvillimin e shërbimeve IP në rajon". Kapaciteti i lartë, shpejtësia deri në 40 Gb dhe fleksibiliteti i ofruar nga ky kabëll i ri do të ndihmojë bizneset dhe nxisë investimet në rajon dhe më gjerë.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos