Mblidhet komisioni shteteror për ndërtimin e parlamentit te ri

Mblidhet komisioni shteteror për ndërtimin  e parlamentit te ri

Komisioni Shtetëror prej 8 anëtarësh i krijuar për zbatimin e projektvendimit për "Për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar" miratoi të martën listën me studiot e njohura ndërkombëtare, të cilave do t'u dërgohet ftesa dhe rregullat e konkursit për ndërtimin e kompleksit parlamentar në vendin ku sot ngrihet Piramida, ish-muzeu i diktatorit Enver Hoxha. Komisioni vendosi shpalljen e njoftimit për organizimin e këtij konkursi në revistat e specializuara ndërkombëtare, si dhe miratoi rregulloren e organizimit të konkursit ndërkombëtar. Vendimi u miratua pas dy orë debatesh për konceptin e ndërtimit të kompleksit të ri parlamentar tek Piramida

Kryeministri Sali Berisha garantoi se qeveria nuk do të shpenzojë asnjë qindarkë më tepër për ndërtimin e parlamentit të ri në vendin ku sot ngrihet Piramida, ish- muzeu i diktatorit Hoxha, sesa do të shpenzonte për rikonstruksionin e godinës aktuale. Në mbledhjen e parë të Komitetit Shtetëror për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar, Berisha tha se rikontruksioni i godinës aktuale të Kuvendit shkonte 25 përqind më shumë se se ndërtimi i godinës së re të Parlamentit së bashku me ndërtimin e godinës së Gjykatës së Lartë. Duke mbrojtur idenë se parlamenti i ri duhet të ndërtohet tek Piramida, Berisha tha se “kjo godinë u ndërtua për të mbajtur trupin e Enver Hoxhës. Ka qënë Europa ajo që cilësoi se Enveri është si Hitleri, pasi Enveri shkatërroi popullin e tij”, tha Berisha.

 Kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama deklaroi në mbledhjen e Komitetit Shtetëror se Shqipërisë i duhet një parlament i ri, por ai duhet të ndërtohet ne baze te nje konkursi nderkombetar. "Jemi dakort qe parlamenti te ndertohet tek Piramida, por kjo gje të bëhet ashtu sic e bënë bota", tha Rama. Gjithsesi, gjate debatit me Kryeministrin, Rama tha se ndertimi i parlamentit te ri tek Piramida ka dy aspekte, njëri historik arkitektonik dhe aspekti tjetër financiar. Ai u shpreh ndër të tjera se për çështjen e parlamentit të ri ka pasur me pare një projekt dhe një konkurs ndërkombëtar. “Në momentin që gjithçka kishte përfunduar tanimë kalohet në një tjetër projekt nga e para, pa kuptim”, tha Rama.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Trk Greek