Sektori shëndetësor shqiptar është përafruar më shumë drejt standardeve evropiane, falë tre projektet dy vjeçare me vlerë 7 milionë euro, financuar në kuadër të programit INTERREG III- A Shqipëri- Itali nga Komuniteti Europian, përmes Agjencisë Rajonale Sanitare të Pulias (Itali).
Projektet në kuadër të INTERREG III- A janë fokusuar në ngritjen e një qendre observimi epidemiologjik (për vëzhgimin e sëmundjeve të përhapura në Shqipëri), diagnostikimin e parakohshëm të tumoreve të sferës gjenitale te femrat, fillimin e kryerjes së transplanteve në veshka dhe bashkëpunimin shkencor, teknik e menaxherial në fushën e shëndetësisë.
“Zbatimi
i këtyre projekteve ka rezultuar një nga bashkëpunimet më të frytshme
në përmirësimin dhe integrimin e sistemit shëndetësor shqiptar”,
vlerësoi të mërkurën Silvia Godelli, Këshilltarja për Mesdheun në
Rajonin e Puljas, gjatë një konference për shtyp në hotel Rogner në
Tiranë.
Ajo theksoi se rezultatet
janë tashmë të dukshme për secilën nga objektivat e parashikuara dhe
përbëjnë një nga bashkëpunimet më të suksesshme me Shqipërinë. “Kemi
arritur rezultate të pëlqyeshme", deklaroi Godelli, duke shtuar se
Pulja dhe Shqipëria, me angazhimin e duhur, i kanë dhënë jetë një
bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë, duke caktuar me një akord të
përbashkët, sektorët më të rëndësishëm, nga ku do të niseshin për të
mbështetur nevojat shëndetësore më urgjente.
Duke
e konsideruar programin INTERREG III-A si një impakt të thellë dhe të
drejtpërdrejtë në shëndetin e popullatës, Drejtori i Përgjithshëm në
Ministrinë e Shëndetësisë, Bardh Spahia, u shpreh se "deri tani është
realizuar pjesa më e madhe e projektit dhe financimeve të parashikuara,
duke e përafruar shëndetësinë shqiptare drejt standardeve europiane".
|  Komente |
ZONA EKONOMIKE NĖ SHKODĖR- PĖRCAKTOHET AUTORITETI KONTRAKTUES DHE SHPĖRBLIMI
Qeveria vendosi sot në mbledhjen e radhës,
përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien e stutusit të
zhvilluesit të zonës ekonomike në Shkod&eum...
Lexo lajmin e plotė
KOSOVĖ - SEJDIU DHE THAĒI KTHEHEN NGA VIZITA NĖ SHBA
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi u pritën me ceremoni shtetërore sot pasdite pas kthimit nga
SHBA-ja, nga pritja në ...
Lexo lajmin e plotė
Arrestohet ish-udhėheqėsi i serbėve tė Bosnjes, Radovan Karaxhiē
Zyra e Presidentit të Serbisë Boris Tadiç njoftoi arrestimin e ish-udhëheqësit të ish-udhëheqësit serb të Bosnjes Radovan Karaxhiç, një nd...
Lexo lajmin e plotė
VLORĖ: OPERACIONI I KODUAR 'KORRIK 08', ASGJĖSOHEN 810 RRĖNJĖ 'CANABIS SATTIVA'
Policia
e Vlorës asgjësoi te henen gjatë një operacioni të gjerë 810 rrënjë
bimë narkotike “canabis sativa”. Zëdhën&eu...
Lexo lajmin e plotė
