Manchester United eshte kampioni i ri evropian - Sport
Manchester United eshte kampioni i ri evropian
Kampioni i Premierliges, Manchester United, eshte edhe kampioni i ri evropian, pasi qe ka arritur te fitoje ne penalti ndaj Chelseat, ne finalen e gares me te rendesishme evropiane, Liges se Kampioneve.Mesfushori portugez, Cristiano Ronaldo, çoi djajtë e kuq në avantazh pas 26 minutash lojë, duke shënuar me kokë pas një harkimi nga Wes Brown, por në fund të pjesës së parë blutë u përgjigjën përmes mesfushorit Frank Lampard (45’), duke barazuar rezultatin në 1-1.
Pjesa e dytë ishte po ashtu mjaft e pasur me raste nga të dyja anët, përfshirë edhe një shtyllë nga Didier Drogba, por nuk rezultoi me ndonjë gol, duke detyruar zhvillimin e lojës shtesë, e cila po ashtu nuk dha asnjë gol.
Në katër minutat e fundit të kohës shtesë Chelsea i luajti me dhjetë lojtarë, pas përjashtimit të sulmuesit të Bregut të Fildishtë, Didier Drogba.
Në ekzekutimin e Penaltive, Manchester United u tregua më i suksesshëm, duke realizuar shtatë gjuajtje, ndërsa Chelsea realizoi vetëm gjashtë.
Cristiano Ronaldo ishte i pari që huqi penaltinë për Manchesterin, të cilën gjuajtje e mbrojti portieri Petr Cech. Por kapiteni i Chelseat, John Terry nuk e shfrytëzoi rastin për t’i sjellë titullin ekipit tij, duke dërguar topin jashtë portës. Van der Sar arriti ta mbrojë penaltinë e sulmuesit francez Nicolas Anelka, dhe i solli kështu titullin Manchesterit.
Djajtë e kuq kështu përfundojnë me mjaft sukses sezonin, duke triumfuar në të dyja frontet, si në Premierligë edhe në Ligën e Kampionëve, dhe në të dyja rastet si sfidues kryesor e patën ekipin e Chelseat.
Kjo është hera e tretë që Manchester United fiton titullin e Ligës së Kampionëve, pasi që këtë e pati fituar edhe në vitet 1968 dhe 1999.
Nga shtypidites.com : 23:40 / 21 Maj '08
Nga shtypidites.com : 23:40 / 21 Maj '08
|  Komente |