Kermabon: UNMIK-u nuk do te jete lojtar kryesor - Kosovë
Kermabon: UNMIK-u nuk do te jete lojtar kryesor
Shefi i misionit te EULEX-it, Yves de Kermabon ka deklaruar se UNMIK-u nuk do te jete edhe per shume kohe 'lojtari kryesor' ne Kosove.Në një intervistë për BBC, Kermabon ka thënë se nuk e di se çfarë vendimesh do të sjellë sekretari i përgjithshëm i KB-së - kur bëhet fjalë për ndryshimet në funksionimin e UNMIK-ut dhe bartjen e kompetencave në nivelin e BE-së.
"EULEX-i është mision i BE-së, i cili është miratuar nga 27 shtete të këtij unioni. Prandaj, për mua, EULEX-i është mision teknik, që ka për qëllim të sigurojë sundimin e ligjit në Kosovë”, ka thënë Kermabon.
"Shumë qartë është vendosur që ky të jetë një mision për të cilin është përgjegjëse BE-ja dhe ai do ta ketë zinxhirin e qartë komandues nga Brukseli dhe nga vendet anëtare të BE-së”, ka shtuar ai.
Ai po ashtu ka thënë se sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-Moon, duhet të vendosë për ndryshime në UNMIK si dhe të “ballafaqohet me situatën pas 15 qershorit, kur në fuqi do të hyjë Kushtetuta e Kosovës”.
"Nuk mendoj se UNMIK-u mund të mbetet edhe shumë kohë lojtar kryeosr. Ta theksoj edhe një herë – unë nuk di se çfarë vendimesh do të sjellë sekretari i përgjithshëm i KB-së. Ai duhet të vendosë për ndryshime në UNMIK-u”, ka thënë De Kermabon.
Gjenerali francez po ashtu ka thënë se misioni i tij, roli i të cilit sipas tij, është t’i këshillojë institucionet e Kosovës dhe të mbikëqyr punën e tyre – nuk do të fillojë se funksionuari më 15 qershor, mirëpo ka refuzuar të përgjigjet se sa do të vonohet ai.
Kermabon ka pranuar se vendet anëtare të BE-së nuk kanë pajtim të plotë rreth statusit të Kosovës, mirëpo ka shtuar se, të gjitha 27 shtete që e përbëjnë këtë union e kanë mbështetur misionin e EULEX-it. /Telegrafi/
Nga shtypidites.com : 13:22 / 22 Maj '08
Nga shtypidites.com : 13:22 / 22 Maj '08
|  Komente |