Grupi Nderkombetar vlereson arritjet ne Kosove - Kosovë
Grupi Nderkombetar vlereson arritjet ne Kosove
Grupi Nderkombetar Drejtues per Kosoven ka pershendetur progresin e arritur te institucioneve te Kosoves ne implementimin e pakos se Ahtisaarit, pak muaj pas shpalljes se pavaresise.Në mbledhjen e parë të Grupit ndërkombëtar drejtues të zhvilluar në Prishtinë, ku ka marr pjesë zëvendës ndihmësja e sekretares amerikane të Shtetit, Rosemary DiCarlo dhe përfaqësuesit e 22 shteteve anëtare që përbëjnë grupin, është vlerësuar lartë përkushtimi i Qeverisë së Kosovës në nxjerrjen e ligjeve sipas pakos së Ahtisaarit, fillimi i decentralizimit dhe ndërtimi i shoqërisë shumë etnike.
Përfaqësuesi civil ndërkombëtar në Kosovë, Peter Faith, duke folur pas takimit, ka thënë se misioni që ai përfaqëson është duke ushtruar përgjegjësitë e tij edhe në veri të Kosovës.
Ndërsa Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka rikonfirmuar edhe njëherë vendosmërinë e qeverisë që udhëheq për të përmbushur përgjegjësitë që i takojnë. Ai ka thënë se pas 15 qershorit do të ndodh rikonfigurimi i pranisë së ardhshme ndërkombëtare.
Grupi ndërkombëtar drejtues përbëhet nga 22 shtete anëtare që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. /kohavision/
Nga shtypidites.com : 13:29 / 22 Maj '08
Nga shtypidites.com : 13:29 / 22 Maj '08
|  Komente |