Faqe e parėArkivëKontaktRSS

RUSIA HAKMERRET PĖR NDALIMIN E UDHĖTIMIT TĖ VENDOSUR NGA QEVERIA UKRAINASE

Rusia vendosi sot një ndalim udhëtimi për një zyrtar të qeverisë ukrainase si shpagim ndaj ndalimit të vendosur nga Ukraina ndaj kryetarit të bashkisë së Moskës, duke tendosur më tej marrëdhëniet tashmë të dëmtuara midis dy vendeve.
Ministria e Jashtme ruse shpalli masat kundër zëvendësministrit të parë të Drejtësisë të Ukrainës, Evhen Kornichuk, por e bëri të qartë se mund të vendoste ndalime edhe ndaj politikanëve të tjerë.
Kornichuk deklaroi javën e kaluar se kryeministrit rus, Vladimir Putin mund t'i ndalohej hyrja në Ukrainë pasi kishte thënë se nuk ishte një vend i duhur.
"Duke marrë parasysh atë që ai tha në publik, shpresojmë që Evhen Kornichuk të mos ketë ndonjë plan për të udhëtuar në Rusi", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Andrei Nesterenko për agjencinë e lajmeve Interfax.
Ministria theksoi nëpërmjet një deklarate se Rusia është detyruar të "marrë masa të përshtatshme kundër atyre politikanëve ukrainas të cilët dëmtojnë Federatën Ruse me veprime apo fjalë".
Në Kiev, Ministri ukrainase e Drejtësisë nuk pranoi të komentonte.

 Komente

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

Shenim   Stafi i faqes ka te drejte te fshije te gjithe
  komentet qe nuk i pershtaten temes...

ZONA EKONOMIKE NĖ SHKODĖR- PĖRCAKTOHET AUTORITETI KONTRAKTUES DHE SHPĖRBLIMI

Qeveria vendosi sot në mbledhjen e radhës, përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien e stutusit të zhvilluesit të zonës ekonomike në Shkod&eum...
Lexo lajmin e plotė

KOSOVĖ - SEJDIU DHE THAĒI KTHEHEN NGA VIZITA NĖ SHBA

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi u pritën me ceremoni shtetërore sot pasdite pas kthimit nga
SHBA-ja, nga pritja në ...
Lexo lajmin e plotė

Arrestohet ish-udhėheqėsi i serbėve tė Bosnjes, Radovan Karaxhiē

Zyra e Presidentit të Serbisë Boris Tadiç njoftoi arrestimin e ish-udhëheqësit të ish-udhëheqësit serb të Bosnjes Radovan Karaxhiç, një nd...
Lexo lajmin e plotė

VLORĖ: OPERACIONI I KODUAR 'KORRIK 08', ASGJĖSOHEN 810 RRĖNJĖ 'CANABIS SATTIVA'

Policia e Vlorës asgjësoi te henen gjatë një operacioni të gjerë 810 rrënjë bimë narkotike “canabis sativa”. Zëdhën&eu...
Lexo lajmin e plotė