Vetëm tre orë e gjysëm pas përfundimit të
provimit të parë të detyruar të Maturës Shtëtërore, MASH publikoi të
hënën përgjigjet e sakta të 25 pyetjeve të gjuhë- letërsisë dhe skemën
e tyre të vlerësimit.
Zyra e Shtypit në MASH, bëri
të ditur se testi, i cili në total përmban rreth 50 pikë, është i ndarë
në 13 pyetje me përgjigje alternative (13 pikë) dhe 12 pyetje me
zhvillim (37 pikë).
Sipas skemës së
vlerësimit për provimin e letërsisë, ndërtimi i këtij testi i jep
mundësinë maturantëve për t’iu përgjigjur pyetjeve të cilësuara, si të
lehta apo edhe të vështira. Në test kishte hapësirë për nxënësit e
dobët, ata mesatarë dhe nxënësit e mirë dhe shumë të mirë. Në masën 40
përqind, AVA ka përgatitur pyetje pikërisht për nivelin e dobët të
nxënësve. Për nivelin e dytë ishte testimi i dijeve të maturantëve jo
thjesht për njohuritë bazë, por për njohuri më të thella, ndërsa niveli
trete i nxënësve të mirë dhe shumë të mirë do të ketë 20 përqind
hapësirë në test. Maturanti i nivelit të dobët do të marrë 40 përqind
të pikëve, niveli i mesëm i nxënësit 80 përqind dhe maturantët e
nivelit të lartë, 100 përqind të pikëve.
Përgjigjet e sakta të testit gjenden në website-in e MASH.
ShtypiDites