Rritja e IT Outsourcing nė Europėn Lindore, gjithnjė e mė e madhe

Rritja e IT Outsourcing nė Europėn Lindore, gjithnjė e mė e madhe

 

Një raport i ri tregon se “IT Outsourcing” në Europën Lindore arrin shifrën deri në 3.7 miliardë euro. Kjo është një rritje prej 23 përqind për dallim nga viti i kaluar, pasi kompanitë perëndimore të teknologjisë zbuluan përfitimet e tyre në këtë regjion.

Është ende mëngjes në kompaninë Appdec (www.appdec.com) nga Prishtina, Kosova, dhe ekipi zhvillues i Betim Drenicës është në vlugun e punës.

Një grup prej më se 20 zhvilluesish të softuerit të përqendruar në kompjuterët e tyre, janë duke programuar, përderisa 24 vjeçari me pozitë Oficer Udhëheqës i Zhvillimit e mbikëqyr ekipin e tij të gjeneratës më të re të profesionistëve të Teknologjisë Informative në Evropë.

“Këtu jemi duke punuar në projekte të ndryshme”, thotë Betim Drenica për Deutsche Welle. “Jemi në fund të zhvillimit të një  softueri financiar që po e plasojmë në treg. Ky softuer është shumë i avancuar, dhe anëtarët e ekipit, siç po i shihni, janë duke zhvilluar të pavarur, pa ndonjë lloj ndihme. Por, siç mund të shihni krahas këtij monitori është duke u zhvilluar, një tjetër softuer shumë i ndjeshëm për kontrollimin e armëve të vogla.”

Të rinjtë e Kosovës janë duke punuar në një sistem që do t’ua mundësojnë autoriteteve të ligjit të gjurmojnë dhe kontrollojnë armët. “Është një përgjegjësi e madhe për personelin, ndërsa disa prej tyre punojnë falas në këmbim të trajnimeve për platformat më të fundit të zhvillimit të softuerit.


“Outsourcing
po lulëzon

Pavarësisht që janë pjesëtarë të shtetit më të ri të Evropës, këta njerëz të rinj janë të vendosur të futen në tregun e artë të Evropës qendrore dhe lindore. IT Outsourcing në regjion është bërë një biznes i madh – 3 miliardë euro ($3.9 miliardë) për vitin 2009, ndërsa shifrat pritet të arrijnë deri në 3.7 miliardë euro gjatë këtij viti, sipas raportit më të ri të Asociacioni për Outsourcing i Evropës Qendrore dhe Lindore (Central and Eastern European Outsourcing Association - CEEOA), një grupi tregtar industrial.   

Të vendosur për t’i zvogëluar shpenzimet, kompanitë perëndimore vazhdimisht e më shumë po i dërgojnë punët e tyre të teknologjisë në Evropën lindore. Banka Gjermane i ka zhvilluar disa nga softuerët e saj në Ukrainë, derisa Siemens ka një qendër zhvillimi dhe hulumtimi në Rumani. Këto shtete janë duke përjetuar rritjen më të madhe të “IT Outsourcing”.

Për më tepër, sipas raportit, shtetet nga Bullgaria deri te Sllovakia (me përjashtim të shteteve Baltike) i kanë shpëtuar një rënie ekonomike pasi që numri i IT specialistëve që punojnë për kompani të dedikuara për outsourcing kishte arritur në gati 100,000 njerëz.

“Është një numë mjaft i lartë që do të thotë se “IT outsourcing” dhe shërbimet në Europën Qendrore dhe Lindore janë duke u zhvilluar shumë shpejtë”, thotë Andriy Cherevko nga “Softserve”, kompania që e ka mbështetur hulumtimin.

 

 

Papunësia në Kosovë mbetet shumë e lartë

Industria e Teknologjisë Informative në Kosovë është akoma shumë e re, megjithatë ajo ofron sadopak shpresë për një ekonomi më të mirë, ku shkalla e papunësisë arrin deri në 40 përqind. Shtrirja e qasjes në internet nuk kishte arritur deri pas përfundimit të luftës me Serbi në vitin 1999.

Megjithatë, Kosova ka popullatën më të re në Evropë, shumica prej të cilëve janë mirë të arsimuar, njohës të mirë të teknologjisë dhe të etur për punë.

Kjo shpjegon pse Appdec - kompani për zhvillim të softuerit në Prishtinë - nuk ka mungesë të talenteve. Një zhvillues i ri mund të fitojë vetëm 500 euro në muaj. Kjo është si një lëmoshë krahasuar me standardet e Evropës perëndimore, ku paga mesatare arrin të jetë dyfish më e lartë.

Për Adem Gashin, një ueb specialist 25 vjeçar në Appdec, puna nuk është vetëm diçka që sjell një pagë të mirë. Ajo është edhe diçka përmes së cilës ai mund t’i ndihmojë shtetit të tij duke mos pasur nevojë që të largohet dhe të kërkojë punë jashtë vendit.

“Ndihem se jam përzgjedhur të punojë në IT në Kosovë” theksoi Gashi për DW. “Unë mund të punojë në tele-prezencë, tele-distancë. Mund të bëjë outsourcing prej këtu, por nuk do të largohem nga vendi im”


Mbi të gjitha, Kosova është më afër se India

Pavarësisht faktit se Kosova me varfëri të lartë dhe infrastrukturë të brishtë duket një botë larg Evropës Perëndimore, ajo fizikisht nuk është më larg se disa orë nga qytetet më të mëdha të kontinentit si Frankfurti, Athina apo Roma. Kjo e bën atë shumë tërheqëse për kompanitë nga ana tjetër e kontinentit.  

Kjo afërsi me pjesën tjetër të Evropës nuk është e humbur për Joan de Boer kur lëviz poshtë e lartë në mes të Amsterdamit dhe Prishtinës, ku holandezi 49 vjeçar drejton kompaninë e tij për zhvillimin në ueb të quajtur “Sprigs”.  

“Pagat janë mjaft të ulëta këtu”, thotë de Boer. “Mund të konkurrojmë me Indinë, aktualisht, dhe njëkohësisht jemi në një shtet evropian. Është mjaft afër, është në të njëjtën zonë kohore. Dhe po pati ndonjë problem, mund t’i hipni aeroplanit në ora 10 të mëngjesit dhe ta jeni në një takimin pune në Amsterdam”.

Zyrat e kompanisë Sprigs në Berlin, Amsterdam dhe Paris sjellin punë nga klientët e Evropës Perëndimore, por punët më pas kalojnë tek një ekip në Prishtinë. De Boer thotë se zhvilluesit e tij në Prishtinë krijojnë punë më të mirë se homologët e tyre në Evropën Perëndimore, me një zbritje të përgjithshme prej rreth 20 për qind.

Duke shkuar përpara, Asociacioni për Outsourcing i Evropës Qendrore dhe Lindore (Central and Eastern European Outsourcing Association - CEEOA) sheh rritje të vazhdueshme në sektorin regjional të IT-së.

Por me afrimin e sa më shumë kompanive të Evropës perëndimore, CEEOA raporton se pagat e këtyre zhvilluesve modern janë duke u rritur. Ndonëse kjo është e mirë për zhvilluesit në një afat të shkurt, por potencialisht mund t’i bëjë ata më pak kompetitiv me homologët e tyre perëndimorë.  

“Ata janë të arsimuar mirë, ata kanë universitete të mira – mirë, kenë ngecur ca për shkak të luftës”, shprehet De Boer. “Por nëse zhvilluesit e softuerit që ne i kemi do të kishin punuar në një kompani në Amsterdam, ju nuk do të mund të thoni se ata janë nga Kosova. Ata vetëm do të përziheshin me pjesën tjetër”.

 


Nate Tabak, Prishtinė; http://www.dw-world.de/dw/article/0,,6347794,00.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos