Faqe e parėArkivëKontaktRSS

EKON - ''GAZPROM''-i STUDION ALTERNATIVAT PĖR BIZNES ME IRANIN

Shefi i kompanisë ruse të gazit ''Gazprom'' zhvilloi dje një vizitë pune në Iran për të vlerësuar mundësitë e reja për biznes në vend, pasi kompania franceze e naftës ''Total'' u shpreh se nuk do të investojë në fushat e mëdha iraniane të gazit për shkak të rrezikut të lartë politik.
    Gjatë një takimi me presidentin iranian, Mahmud Ahmadinexhad, shefi ekzekutiv i ''Gazprom''-it, Aleksei Miler diskutoi gjithashtu edhe për forcimin e grupit të shteteve eksportuese të gazit, thuhej në një deklaratë të ''Gazprom''-it.
    Në deklaratë thuhej se Miler dhe Ahmadinexhad diskutuan për nevojën e zhvillimit të mëtejshëm të forumit të vendeve eksportuese të gazit "si një organizatë ndërkombëtare që operon për një kohë të gjatë".
   Disa mbikëqyrës e vlerësojnë forumin e vendeve eksportuese të gazit si "OPEC-un e gazit" që operon si një kartel. Rusia nuk pranon ta quajë atë kartel dhe ka mohuar se grupi ka nën kontroll çmimet dhe furnizimet me gaz

 Komente

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

Shenim   Stafi i faqes ka te drejte te fshije te gjithe
  komentet qe nuk i pershtaten temes...

NJE FILM DOKUMENTAR PER ĒAMERINĖ

04-10-2008

“Ëndrra e Çamërisë” është një nga 5 filmat dokumentarë me metrazh të plotë, që fitoi financimin prej 1,6 milionë lek...
Lexo lajmin e plotė

MILIONA NJERĖZ DO TĖ VDESIN NĖ TĖ ARDHMEN NĖ KINĖ NGA SĖMUNDJET E MUSHKĖRIVE

04-10-2008

Dhjetëra miliona njerëz do të vdesin nga sëmundjet në rrugët e frymëmarrjes dhe kanceri i mushkërive gjatë 25 viteve të ardhshme në Kin...
Lexo lajmin e plotė

SHBA - NJĖ INXHINIERE DĖNOHET ME TRI VJET BURG PĖR SPIUNAZH NĖ FAVOR TĖ KINĖS

03-10-2008

Një inxhiniere amerikane me origjinë kineze u dënua me tri vjet burg për spiunazh në interes të Kinës, bënë të ditur burimet gjyqësore.
Lexo lajmin e plotė

PRISHTINĖ - REPUBLIKA ĒEKE NJEH PASAPORTĖN E KOSOVĖS

02-10-2008

Republika Çeke njohu pasaportën e Republikës së Kosovës, njoftoi sot Ministria e Brendshme kosovare.
“Edhe Republika Çeke i është s...
Lexo lajmin e plotė