Faqe e parėArkivëKontaktRSS

MAQEDONI, QEVERIA DO TĖ MARRĖ 60 MILIONĖ EURO NGA DIVIDENDI I TELEKOM-

Telekomi i Maqedonisë so t'i paguajë qeverisë rreth 60 milionë euro si  dividend për vitet 2006-2007.
"Kompania duhet ta përkrahë qeverinë në rrugën e zhvillimit. Ata pranuan se qeveria dëshiron të bëjë reforma në shumë segmente për zhvillimin e shoqërisë", deklaroi të martën presidenti i Këshillit të drejtorëve të Telekomunikacionit të Maqedonisë, Zharko Lukovski.
Drejtori i parë ekzekutiv i Telekomit të Maqedonisë, Nikollaj Bekers, tha se ka pasur diskutime për këtë çështje mes aksionerëve dhe se ata kërkuan që çdo hap "të jetë financiarisht i arsyetuar", pasi edhe kompania planifikon të bëjë investime të mëdha në të ardhmen.
"Pas negociatave me Qeverinë, Maxhar Telekom shprehu mirëkuptim të plotë për qëllimet e qeverisë. Momentalisht, gjendja financiare e kompanisë lejon pagimin e dividendit dhe njëkohësisht investimet", tha Bekers.
Pagesa e dividendit do të bëhet më 30 shtator, pas miratimit të këtij vendimi nga asambleja e Telekomit të Maqedonisë, e cila është caktuar të mbahet më 3 shtator.
Në mbledhjen e djeshme, këshilli i drejtorëve mori vendim të rritë investimet kapitale të Telekomit të Maqedonisë në vitin 2008 me një shumë prej 28 milionë eurosh. Qeveria e Maqedonisë, si aksionerja më e madh në Telekom, kërkoi 60 milionë euro me arsyetimin se kompania nuk e kishte realizuar planin e investimeve.

 Komente

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

Shenim   Stafi i faqes ka te drejte te fshije te gjithe
  komentet qe nuk i pershtaten temes...

NJE FILM DOKUMENTAR PER ĒAMERINĖ

04-10-2008

“Ëndrra e Çamërisë” është një nga 5 filmat dokumentarë me metrazh të plotë, që fitoi financimin prej 1,6 milionë lek...
Lexo lajmin e plotė

MILIONA NJERĖZ DO TĖ VDESIN NĖ TĖ ARDHMEN NĖ KINĖ NGA SĖMUNDJET E MUSHKĖRIVE

04-10-2008

Dhjetëra miliona njerëz do të vdesin nga sëmundjet në rrugët e frymëmarrjes dhe kanceri i mushkërive gjatë 25 viteve të ardhshme në Kin...
Lexo lajmin e plotė

SHBA - NJĖ INXHINIERE DĖNOHET ME TRI VJET BURG PĖR SPIUNAZH NĖ FAVOR TĖ KINĖS

03-10-2008

Një inxhiniere amerikane me origjinë kineze u dënua me tri vjet burg për spiunazh në interes të Kinës, bënë të ditur burimet gjyqësore.
Lexo lajmin e plotė

PRISHTINĖ - REPUBLIKA ĒEKE NJEH PASAPORTĖN E KOSOVĖS

02-10-2008

Republika Çeke njohu pasaportën e Republikës së Kosovës, njoftoi sot Ministria e Brendshme kosovare.
“Edhe Republika Çeke i është s...
Lexo lajmin e plotė