Viktimat e trafikimit dhe personat në risk
trafikimi, të cilët trajtohen në qendra publike dhe jopublike të
shërbimeve sociale, tashmë po trajtohen në bazë të disa standardeve, të
cilat zhvillojnë të drejtat që sanksionohen në Kushtetutën e Republikës
së Shqipërisë, në Konventat Ndërkombëtare të ratifikuara dhe
rekomandimet e Këshillit të Europës për luftën kundër trafikimit.
Këto
standarde, të hartuara nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe
Shanseve të Barabarta (MPÇSSHB), mbështeten në parimet bazë si,
respektimi, garantimi i vlerave të personalitetit të individit, të
drejtat për të përfituar; mosdiskriminimi, ruajtja e konfidencialitetit
të jetës private, integrimi shoqëror dhe pjesëmarrja në jetën e
komunitetit, etj.
Burime nga ministria bejne te ditur
se standardet po mundësojnë mbështetje sociale, akomodim, informim,
ndihmë mjekësore, psikologjike dhe materiale, edukim, punësim, mundësi
trajnimi, masa për mbrojtje sociale, etj.
Në
proçesin e hartimit të standardeve, përveç strukturave të ministrise se
Punes janë angazhuar ekspertë të Ministrisë së Brendshme, organizata
aktive që kanë qendra të shërbimeve, organizata ndërkombëtare si, OSBE,
UNICEF, IOM, KVKTNJ, përfaqësues nga pushteti vendor, etj. Aktualisht
shërbimet për personat e trafikuar ose në rrezik trafikimi ofrohen nga
Qendra publike për Pritjen e Viktimave të Trafikut dhe nga disa
qendra/strehëza riintegruese të ngritura nga OJF-të. Në këto qendra
trajtohen afro 130 viktima të trafikuara ose në rrezik trafikimi, sipas
Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
|  Komente |
NJE FILM DOKUMENTAR PER ĒAMERINĖ
04-10-2008
“Ëndrra e Çamërisë” është një nga 5 filmat
dokumentarë me metrazh të plotë, që fitoi financimin prej 1,6 milionë
lek...
Lexo lajmin e plotė
MILIONA NJERĖZ DO TĖ VDESIN NĖ TĖ ARDHMEN NĖ KINĖ NGA SĖMUNDJET E MUSHKĖRIVE
04-10-2008
Dhjetëra miliona
njerëz do të vdesin nga sëmundjet në rrugët e frymëmarrjes dhe kanceri
i mushkërive gjatë 25 viteve të ardhshme në Kin...
Lexo lajmin e plotė
SHBA - NJĖ INXHINIERE DĖNOHET ME TRI VJET BURG PĖR SPIUNAZH NĖ FAVOR TĖ KINĖS
03-10-2008
Një inxhiniere amerikane me origjinë
kineze u dënua me tri vjet burg për spiunazh në interes të Kinës, bënë
të ditur burimet gjyqësore.
Lexo lajmin e plotė
PRISHTINĖ - REPUBLIKA ĒEKE NJEH PASAPORTĖN E KOSOVĖS
02-10-2008
Republika Çeke njohu pasaportën e Republikës së Kosovës, njoftoi sot Ministria e Brendshme kosovare.
“Edhe
Republika Çeke i është s...
Lexo lajmin e plotė