Protestë paqësore në Luginën e Preshevës

Protestë paqësore në Luginën e Preshevës
Qytetarët e tri komunave shqiptare në Luginën e Preshevës përmes një proteste paqësore kanë kërkuar të djelën lirimin e menjëhershëm të dhjetë pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata u arrestuan të premten nga xhandarmëria serbe, nën akuzën se kanë kryer krime lufte ndaj civilëve serbë dhe joshqiptarëve të tjerë në Gjilan në vitin 1999.

Liderët e subjekteve politike shqiptare në Luginë të Preshevës kanë deklaruar se forcat speciale serbe kanë arrestuar shqiptarë që nuk i përkisnin asnjë formacioni ushtarak dhe se ministri serb i punëve të brendshme, Ivica Daçiq, me këto arrestime po e çon në vend amanetin e kryetarit të tij për pastrim etnik të shqiptarëve.

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Daçiq, i ka hedhur poshtë akuzat e liderëve shqiptarë. Ai ka thënë se këto arrestime nuk drejtohen ndaj shqiptarëve, por ndaj personave për të cilët, tha ai, "ka dëshmi të mjaftueshme se kanë bërë krime lufte në Kosovë".

Arrestimet e dhjetë pjesëtarëve të ish-UÇK-së janë dënuar nga institucionet dhe përfaqësuesit e subjekteve politike në Kosovë, që i kanë cilësuar ato të motivuara politikisht.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Trk Greek
Big Brother Albania 6, Tirana Hotels walmart coupons Office Depot Coupons bed bath and beyond coupon kohls coupons free coupons gazeta celesi Shakespeare Quotes What is ADHD Swag Quotes