Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile, i
bazuar në një strukturë të mirëpërcaktuar nga më bashkëkohorët,
garanton ruajtjen e të dhënave.
Ligji
për mbrojtjen e të dhënave personale të shtetasve, i hartuar
në përputhje me konventat e KE, garanton ruajtjen e të dhënave të
shtetasve shqiptarë në procesin e aplikimit për kartat e identitetit.
Zevendësministri
i Brendshëm, Gent Strazimiri, shprehet se "gjatë 2 viteve, u
dixhitalizuan 14 mijë regjistra themeltarë të gjendjes civile në 360
zyrat përkatëse në të gjithë vendin".
I gjithë procesi është mbështetur nga asistenca e prezencës së OSBE-së në Tiranë dhe Ministrisë së Brendshme të Austrisë.
Sipas Strazimirit, Regjistri
Themeltar i Gjendjes Civile, i lidhur me dy sisteme me standarde të një
teknologjie të lartë, siguron lidhjen dhe transmetimin e të dhënave,
karakterin personal të tyre, etj
ShtypiDites