BESELIDHJA E LEZHES: KUVENDI KU U HODHEN THEMELET E BASHKIMIT KOMBETAR

BESELIDHJA E LEZHES: KUVENDI KU U HODHEN THEMELET E BASHKIMIT KOMBETAR

566 vite më parë, në katedralen e Kishës së Shën Kollit në qytetin e Lezhës, ku sot gjendet dhe memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut, u mbajt Besëlidhja e Lezhës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar gjatë periudhës së mesjetës. 
Ishte 2 marsi i vitit 1444, kur Gjergj Kastriot Skënderbeu, menjëherë pas kthimit nga Turqia, për herë të parë në historinë e mesjetës shqiptare mblodhi në një kuvend të gjitha principatat shqiptare, me qëllim përballimin e sulmit otoman. Pikërisht, realizimi i bashkimit të gjithe princërve shqiptarë, në një kuvend të përbashkët nga ana e Skënderbeut, përbën edhe idenë më të madhe novatore të tij.
Studiues dhe historianë thonë se bashkimi i shteteve të copëtuar feudale ka qënë një ide, e cila është realizuar me vështirësi edhe në vende të mëdha të Europës. Kështu Italia është bashkuar në shekullin e XIX në kohën e Garibaldit, ashtu sikundër edhe Gjermania u bashkua gjatë shekullit të XIX në kohën e Bismarkut. 
Në Kuvendin e Lezhës u mblodhën principata shqiptare nga veriu në jug, ku më të rëndësishmet ishin Arianitasit, Dukagjinasit, Balshajt dhe Topiajt, ndërsa nga pikëpamja ballkanike në të mori pjesë dhe princi i Malit të Zi. 
Kuvendi vendosi komandant të përgjithshëm të Lidhjes Skënderbeun, duke njohur autoritetin e tij politik dhe ushtarak. Që prej këtij bashkimi udhëheqësi legjendar rriti  rezistencën e ushtrisë së tij dhe drejtoi luftën për 25 vjet me radhë.
Po t'i referohesh dokumentacionit historik, kuvendi i Besëlidhjes nuk u mbajt rastësisht në qytetin e Lezhës, i cili në atë kohë ishte në zotërimin e Venedikut. Kjo ngjarje e rëndësishme u zhvillua në këtë qytet, pasi Lezha nuk përfaqësonte kryeqendrën e principatave dhe në këtë mënyrë shmangeshin grindjet e mundshme dhe krijohej ideja e barazisë. 
Kjo është cilësuar nga shumë figura të asaj kohe edhe si një nga veprimet diplomatike të Skënderbeut.  Kuvendi u mbajt në Lezhë, duke ditur faktin se Lezha me anë të pushtetit venedikas do të shërbente edhe si faktor përkrahje në Europë, pasi një nga idetë me të mëdha të Lidhjes ishte integrimi i Shqipërisë në Europën perëndimore.
Besëlidhja e Lezhës përbën një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së mesjetës. Më pas ky bashkim i popullit shqiptar do të përsëritej,  kur në vitin 1878 do të mbahej Lidhja e Prizrenit, e më pas në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare , Konferenca e Pezës. 
Në të gjitha këto lidhje ideja themelore ishte bashkimi pa dallim feje, krahine dhe pikëpamje politike i shqiptarëve për çështjen kombëtare.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Big Brother Albania 6, Tirana Hotels walmart coupons Office Depot Coupons bed bath and beyond coupon kohls coupons free coupons gazeta celesi Shakespeare Quotes What is ADHD Swag Quotes