Grafiku i ALUIZMI-t per marrjen e lejeve te legalizimit

Grafiku i ALUIZMI-t  per marrjen e lejeve te legalizimit

Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI) ka publikuar kalendarin për shpërndarjen masive të lejeve të legalizimit për të gjitha ato objekte informale në shkallë vendi, për të cilat është përgatitur dokumentacioni tekniko-ligjor. Publikimi i kalendarit vjen pas takimit të organizuar javën e kaluar në Hotel Sheraton, që shënoi dhe fazën e shpërndarjes së lejeve të para të legalizimit nga ALUIZNI. Aktualisht, sipas zyrës së shtypit të ALUIZNI-it, në mbarë vendin janë në proces përpunimi 134 341 dosje objektesh informale, ndërkohë që ka përfunduar përgatitja e dokumentacionit tekniko-ligjor dhe pritet të legalizohen afro 12 297 objekte informale, të cilat gjenden në fazën përfundimtare të likuidimit të detyrimeve financiare nga qytetarët. Deri në këtë moment ALUIZNI ka përmbyllur plotësimin e dosjeve, dhe ka gati për pajisje me leje legalizimi 4 504 objekte, për të cilat qytetarët kanë shlyer detyrimet financiare. Legalizimi i këtyre pasurive informale do të pasohet nga procesi i regjistrimit të tyre në zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, në funksion të përfshirjes së tyre në sistemin kombëtar të regjistrimit dhe pajisjes me tituj pronësie, brenda afateve të parashikuara në kuadrin ligjor. Miratimi i kalendarit të aktiviteteve për shpërndarjen e lejeve të legalizimit, paraprihet nga një program i hollësishëm masash për organizimin e aktiviteteve me këtë tematikë, në çdo qark të vendit, duke filluar nga dita e nesërme (dt. 11 Mars) deri në fund të javës së parë të muajit Prill. Drejtoritë rajonale të ALUIZNI-t kanë plotësuar dokumentacionin e dosjeve të legalizimit për çdo objekt informal, si dhe kanë njoftuar qytetarët për shpërndarjen e lejeve të legalizimit sipas afateve të fiksuara në këtë kalendar.

 

 

SHABAN MEMIA

 

Çdo ditë leje të reja

Shaban Memia, drejtori i Agjencisë së Legalizimit, ka shpërndarë certifikatat e para të lejes së legalizimit për 5400 objekte, që ndodhen në disa qarqe të vendit. Zoti Memia sqaroi se deri më tani janë identifikuar 270 mijë objekte që përbëjnë 70% të ndërtimeve informale në vend. “Dokumentacionet janë bërë thuajse gati për 150 mijë objekte. Nëse shlyhen me lekë në dorë do të ketë edhe 20 bonus, u shpreh Memia. Gjatë javës së ardhshme do t’i jepet titulli i pronësisë rreth 6 mijë apartamenteve, dyqaneve dhe garazheve të ngritura në ndërtime me leje.  

FERDINAND SHEHU

 

 

“Qytetarët të paguajnë faturën financiare”

 

 “Ne jemi shumë të kënaqur megjithë ecurinë, që ka pasur deri më sot procesi i legalizimeve. Duke marrë parasysh përfundimin e shumë fazave, implementimin e ligjeve dhe të teknologjisë. Dy vite më parë u ballafaquam me gjendjen në të cilën ndodhej procesi pamë difiçitet dhe boshllëqet që ekzistonin. Tashmë jemi të sigurt që procesi është i kolauduar dhe i prekur në të gjitha fazat e tij. Duke filluar që nga dita e nesërme fillon shpërndarja e titujve të pronësisë. Shumë kush mund të mendojë se kjo mund të jetë thjeshtë një shou, por prapa kësaj ceremonie fshihet vetëm puna voluminoze që punonjësit dhe specialistët e ALUIZNI- t kanë konluduar me shumë sukses dhe përgjegjshmëri. Qytetarët duhet të përmbushin detyrimet financiare, pasi detyrimet ligjore përpara institucioneve i mban administrata. Këto detyrime dalin me mandate dhe me detyrime ligjore të përcaktuara”.    

FATURA

 

 

Llogaritja e shumës që ju takon

 

Subjektet, që bëhen pronare të parcelave ndërtimore, në zbatim të ligjit për legalizimet dhe që në të njëjtën kohë janë subjekt i zbatimit të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004 "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", të ndryshuar, përfitojnë kthim ose kompensim vetëm në masën, që i përgjigjet diferencës ndërmjet vlerës së pasurisë së paluajtshme të shpronësuar dhe vlerës së parcelës ndërtimore. Kalimi i pronësisë së parcelës ndërtimore ose truallit nga shteti te vetëdeklaruesi bëhet sipas dispozitave të Kodit Civil. Për efekt legalizimi parcela ndërtimore, si rregull, nuk i kalon 500m2. Sipërfaqet e truallit mbi 500m2, të cilat për shkak të përmasave ose konfiguracionit nuk mund të shfrytëzohen më vete për ndërtim, i bashkëlidhen parcelës ndërtimore dhe i shiten pronarit të truallit me çmim tregu. Çmimi i truallit të parcelës ndërtimore, për ndërtimet pa leje me destinacion strehimi, përcaktohet në nenet 19, 20, 21 e 22 të ligjit për legalizimet.

 

 

HIPOTEKIMI

 

 

Ja si bëhet regjistrimi i pronës

 

Për të kryer regjistrimin e pronës në Hipotekë duhet të kesh një sërë dokumentesh. Duke qenë se procedurat kanë ndryshuar, duke u përfshirë në sistemin elektronik, është shumë e rëndësishme për të gjithë ata që duan të regjistrojnë që të kenë dokumentacion të saktë nga institucionet e duhura. Tani qytetarët nuk e kanë të nevojshme që të qëndrojnë për orë të tëra në radhë për të kryer veprime për pronën. Sistemi më i ri u ka mundësuar atyre që të paraqiten vetëm dy herë për kërkesën e tyre. Fillimisht do të paraqesin kërkesën. Po në këtë ditë ata do të pajisen me një kupon dhe do t’u përcaktohet data dhe orari kur duhet ta fusin kuponin në aparaturat elektronike të zyrave vendore për regjistrimin e pasurive. Më pas atyre do t’u vijë përgjigja me postë. Për të gjitha shërbimet që kryen Zyra për Regjistrimin e Pasurive janë përcaktuar kode për shkak të sistemit të ri elektronik. Hipoteka ka përcaktuar kodet dhe shërbimet për dokumentet që shërbejnë për kalimin e pronësisë, informacionin, regjistrimin dhe fshirjen e barrëve, regjistrimin e pasurisë truall/ ose ndërtesë të fituar në bazë të 28 proceseve ligjore që janë të parashikuara në formular.   

DOKUMENTAT

 

 

1- Verifikimet e aktit administrativ.

 

2- Verifikimet e aktit noterial e vendimit gjyqësor.

3- Po kështu, për të gjitha ato raste kur kemi të bëjmë me një vendim me anë të të cilit paraqitet fitim pronësie me trashëgimi si dhe kur bëhet fjalë për kundërshtim të vendimit të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave.      

KALENDARI I AKTIVITEVE PËR SHPËRNDARJEN E LEJEVE TË LEGALIZIMIT

 

DT.  AKTIVITETIT DITA ORARI QARKU/RRETHI
11. 03.2009 E Mërkurë 11.00 Shkodër
12.03.2009 E Enjte 11.00 Tiranë (pallatet me shtesa)
13.03.2009 E Premte 11.00 Elbasan
17.03.2009 E Martë 11.00 Vlorë
18.03.2009 E mërkurë 11.00 Sarandë
19.03.2009 E Enjte 11.00 Lezhë
20.03.2009 E Premte 11.00 Durrës
24.03.2009 E Martë 11.00 Berat
25.03.2009 E Mërkurë 11.00 Tiranë
26.03.2009 E Enjte 11.00 Fier
27.03.2009 E Premte 11.00 Korçë
30.03.2009 E Hënë 11.00 Lushnjë
31.03.2009 E Martë 11.00 Pogradec
01.04.2009 E Mërkurë 11.00 Kavajë
02.04.2009 E Enjte 11.00 Gjirokastër
03.04.2009 E Premte 11.00 Kukës
07.04.2009 E Martë 11.00 Dibër

ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Big Brother Albania 6, Tirana Hotels walmart coupons Office Depot Coupons bed bath and beyond coupon kohls coupons free coupons gazeta celesi Shakespeare Quotes What is ADHD Swag Quotes