PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR

 PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR

Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar për ditën e sotme: 


Gazeta Shqip


KORRUPSIONI, USAID TREGON “KAMPIONËT”
Publikohet sondazhi: Më të korruptuarit: deputetët dhe ministrat. Të ndershëm: Presidenti dhe mediat. Detajet e raportit për qeverinë dhe ekonominë. PD e PS “lexojnë” shifrat kritike. Braçe: Të ikë Berisha. Bregu: Ne e ulëm ryshfetin.


Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete:
Pasaportat biometrike, sot fillon shpërndarja.

Shqipëria dhe NATO, futboll pas anëtarësimit. Ndahen 2-2

Gripi i derrave, Shqipëria merr masat e para antivirus.


Panorama


NDRYSHON VENDIMI PËR PENSIONET. PAGAT E REJA SIPAS KUALIFIKIMIT

Qeveria rrit me 22 përqind përfitimin në fshat, në qytet mbetet 8 përqind. Pagat për administratën.


Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete:

Gjykata e Lartë rihap çështjen e Durrës - Kukës.

Sondazhi i USAID/ Korrupsioni, ministrat e Berishës si të Nanos.

Kartat, nisin sot penalizimet për ata që nuk aplikojnë.


 Gazeta Shqiptare


BISEDAT SEKRETE. NDRYSHIMI I KUFIRIT U PROJEKTUA NË KORFUZ

Marrëveshja e dhurimit të 225 km2 hapësirë detare për grekët, u bisedua me harta greke, në ishullin grek. Zbardhet Takimi i dy komandantëve të flotave, ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.


Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete:
Kryeministri në PPE/ Do iki po humba zgjedhjet e qershorit

Mbyllen 50 ndërrmarje/ Fasonistët i turren qeverisë: Po na falimenton.

Gripi i derrit, shëndetësia jep 10 milionë lekë për parandalimin.


Gazeta Standard


BERISHA, PPE-ve: VOTA MAJTAS, VOTË PËR MURET E KRIMIT E KORRUPSIONIT

Kryeministri shqiptar, duartrokitje frenetike në kongresin e Partive Popullore, mes 20 kryeministrave dhe kancelarëve të Evropës.


Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete:

Sondazhi USAID/ Korrupsioi në vend u ul me 9 pikë.

Zv. Presidenti amerikan së shpeejti në Kosovë. Pritet dhe në Tiranë.

Kodi i Punës/. Drejt rishkrimit, hiqen kriteret e ngurta.


Gazeta Shekulli


GJYKATA E LARTË KTHEN DOSJEN “BASHA”
Dje vendimi/ Gjyqtarët rrëzojnë të gjitha vendimet e mëparshme dhe miratojnë zgjatjet e afateve për abuzimin 230 milionë euro. Basha do të konsiderohet sërish i pandehur dhe do të përballet me gjykatën.

Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete:
Ceka: Kufijtë detarë, pakti vendoset nga parlamenti i ri.
Pogradec/ Shpërthen hoteli në qendër të qytetit, mister shkaqet.

Gazeta Metropol


BSH: QEVERIA TË RISHIKOJË SHPENZIMET, S’KA TË ARDHURA

Këshilli Mbikqyrjes kërkon marrjen e masave të reja, kriza globale nis efektet e para në Shqipëri. Fullani: Qeveria do të ketë vështirësi në financimin e defiçitit buxhetor. Banka tërheq vëmendjen për frenimin e kredisë, ndërsa thekson se dhe ky vit do të ketë rritje ekonomike.


Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete:

Pensionet, pas rritjes shtohen dhe kompensimet.

Fushata/ PS në Greqi për të thithur votat e emigrantëve

Gripi i derrave, fqinjët e Shqipërisë me rastet e para të dyshuara.


Gazeta Republika


MËSUESIT, SHTESA NË PAGË PAS 1 MAJIT
Përfitimi do të llogaritet në bazë të kualifikimit profesional dhe të vjetërsisë në punë. Përqindja e parashikuar shkon nga 5 deri në 20 përqind shtesë në pagë.


Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete:
Ministri i jashtëm Italian, Franko Frattini: Plani për Ballkanin hap një perspektivë të qartë evropiane për shqiptarët.

Berisha në Kongresin e PPE-ve: E djathta do ti fitojë zgjedhjet parlamentare.

Qeveria amerikane i dhuron Shqipërisë sisteme të informatizuara për kontrollin kufitar.


Gazeta Koha Jonë


BE, 19 KRYEMINISTRA MBËSHTESIN BERISHËN

Në kongresin e Partive Popullore evropiane, kryeministri mori dje mbështetje të fortë nga homologët e pjesës më të madhe evropiane, përfshirë Presidencën e radhës së BE dhe kreun e Komisionit Evropian, Barroso.


Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete:

Raporti/ BSH: Inflacioni këtë vit do të jetë i ulët.

Kongresi/ Gjinushi: Ku duhet bërë më shumë opozitë.

Berat/ Mashtron ortakët zhduket me miliona italiani.


Gazeta Korrieri


MEKSI RIKTHEHET NË POLITIKË, BASHKOHET ME “POLIN E LIRISË”

Ish-kryeministri pritet të jetë kryetar i Bordit të Orientimit të Strategjive të forcës së djathtë, që në këto zgjedhje do të rivalizojë edhe me PD-në e Berishës. Meksi: Do të angazhohem.


Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete:

Gjykata e Lartë/ Rihapet çështja “Basha”, vendimet pro ministrit, antiligjore.

Sondazhi i USAID/ 14 institucionet e korruptuara, në krye janë ministrat dhe doganierët.


Tirana Observer


KRIZA EKONOMIKE/ BANKA E SHQIPËRISË: QEVERIA TË SHKURTOJË SHPENZIMET

Problemi kryesor gjatë tre muajve të parë të këtij viti janë tkurrja e kredive nga bankat e nivelit të dytë, kryesisht ndaj biznesit dhe konsumatorit. Kjo ka sjellë një ngërç, i cili është reflektuar edhe në rënien e shkëmbimeve tregtare.


Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete:

Alarmi në Shqipëri/ Brenda 1 viti gripi i derrave mund të shkaktojë deri në 1.4 milion të vdekur.

Sondazhi/ USAID: Ministrat dhe zyrtarët e pronave janë më të korruptuartit.


Gazeta Tema


ANKETA E USAID: QEVERIA BERISHA ARRIN QEVERINË NANO PËR KORRUPSION. BREGU: SONDAZH I NJË ANSHËM

Çdo vit korrupsioni vjen në rritje, ndërsa qytetarët shprehen se gjendja e tyre ekonomike është shumë e keqe. Ministrat dhe deputetët, më të korruptuarit. Media në krye të luftës antikorrupsion.

 
Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete:

Politikë/ Berisha: Unë çmontova murin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Politika/ PS: Ja apse nuk mund të ngrihet një central atomik në Shqipëri.

Kronika/ Dhunohen arbitrat italianë, reagon ashpër ambasada e vendit fqinj.


Gazeta “RD”


74 PARTI, 22 KRYEMINISTRA DHE PRESIDENTË, MBËSHTESIN FITOREN E BERISHËS NË ZGJEDHJE

Kryeministri ndez kongresin e Popullorëve Europianë, duartrokitje të zgjatura gjatë fjalimit. Fjala e kryeministrit Berisha është ndërprerë disa herë nga duartrokitjet, ndërsa fundi i fjalimit është shoqëruar me ngritjen në këmbë të personaliteteve të larta të politikës europiane.


Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete:

Rritja e pagave dhe pensioneve sipas kategorive, 800 mijë familje, përfitues

Frattini: Shqipëria ka ndryshuar, deri pak vite më parë ishte vendi i gomoneve.

Bregu: Rezultate pozitive të qeverisë në luftën ndaj korrupsionit.


Zëri i Popullit


USAID: KORRUPSIONI NË RRITJE

Nga sondazhi i USAID del se 48.5% e të anketuarve mendojnë se korrupsioni në Shqipëri është më i lartë se një vit më parë dhe se shtresa e më të korruptuarve janë ministrat, deputetët, doganierët dhe mjekët dhe se institucionet nuk janë duke bërë mjaftueshëm kundër korrupsionit.


Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete:

Deklarat/ Frattini: Me qeverinë shqiptare, projekt për centrale bërthamore në Shqipëri.

Drejtësi/ “Basha”. Rihapet çështja: Gjykata e Lartë rrëzon vendimin për afatet.


Sporti Shqiptar


FSHF-JA E TURPËRUAR, PEZULLON 4 JAVË PEQININ

Aktet e dhunës ndaj gjyqtarëve italianë janë dënuar ashpër nga FSHF-ja, që përveç fushës gjobit dhe dy zyrtarë.


Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete:
Benitez do Lorik Canën tek Liverpuli.

Vllaznia/ Keqardhje, por dhe krenarë për lojën.

Basketboll/ Tirana – Studenti sot akti i tretë final.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek