PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR

PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme tryezën e sotme mes dy liderëve të politikës, kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, në prani të presidentit të Republikës Bamir Topi, për zgjidhjen e krizës politike në vend. Ato paraqesin edhe deklaratat me shaka të kryeministrit italian Berluskoni para Berishës në Romë për vajzat e bukura nga Shqipëria që duhet të venë drejt Italisë. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i pranimit nga ana e ministrit të Financave, Ridvan Bode, të amnistisë fiskale të kërkuar nga bizneset.

 
E përditshmja “Shekulli”
 ka si argument kryesor të ditës “Tryeza, Berisha: Do bëj kompromis”, i cili paraqet aludime mbi pritshmërinë e rezultatit të negociatave sot në tryezën e përbashkët mes Ramës dhe Berishës, në prani të presidentit të Republikës Bamir Topi.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Tafaj: Do të largojmë mbi 400 arsimtarë”.

Ndërsa çështja e amnistisë fiskale mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Ridvan Bode: Amnisti fiskale për biznesin”. 

“Berluskoni: Pranojmë trafikantët që sjellin vajza të bukura”, është artikulli tjetër në rubrikën e politikës, i cili citon batutat skandaloze të kryeministrit italian Berluskoni me homologun shqiptar.

 
Gazeta “Panorama”
 publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “PE: Të mos hapen kutitë, Brukseli rrit presionin: Tryeza të zgjidhë krizën”, i cili paraqet qëndrimet e ndërkombëtarëve lidhur me tryezën e sotme mes dy liderëve të politikës, në prani të presidentit.

Ndërkaq, në suplementin rozë të kësaj të përditshme do të gjeni artikullin me titull “Adela dhe Bjordi rrëfehen në 1-vjetorin e dashurisë në ditën e Shën-Valentinit”.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Dëmshpërblimi: Gjykata Kushtetuese, rrëzon të përndjekurit”.

Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e problematikës së krizës ekonomike në vend është edhe ai me titullin “Bode: Dakord me amnistinë fiskale, kriza na ka prekur”.

 
“Gazeta Shqiptare”
 ka si titull kryesor të saj “Berluskoni Berishës: Jam beqar, sill vajza të bukura”, i cili tregon batutat dhe deklaratat me shaka të kryeministrit italian Berluskoni para Berishës në Romë për vajzat e bukura nga Shqipëria.

“Surpriza e Bodes: OK amnistisë fiskale për biznesin” është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje i cili i referohet deklaratës së bërë dje nga ministri i Ekonomisë.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Hygerta Sako, falimenton biznesi i nuseve të ish-Missit”.

Ndërkaq, paraqitet me artikull të veçantë çështja e masakrës së Devollit me titullin “Babai i tre vëllezërve: Vrasësi donte 8 mijë euro”.

 
Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “PD-PS, takimi i parë për krizën”, i cili paraqet aludimet dhe gjithë skenarët e mundshëm të tryezës së sotme mes dy liderëve të politikës, kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, në prani të presidentit të Republikës Bamir Topi, për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Ndryshimet, rikthehen shefat e krimeve”.

Ndërsa në rubrikën “Reportazh” do të lexoni artikullin me titullin “Selenica, shkëlqimi dhe rënia e një qyteti”.

 
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Evropa kundër: Kutitë nuk hapen, PS të hyjë në Kuvend”, i cili trajton argumentin sesi ndërkombëtarët edhe një ditë para tryezës Topi-Berisha-Rama, janë shprehur të vendosur kundër kërkesës së opozitës shqiptare për hapjen e kutive të votimit.

Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e problematikës së kërkesave për hapje kutish është edhe ai me titullin “Berisha: Jam njeri i lëshimeve, Berluskoni: PS të futet në Kuvend”.  

Argument ky që shoqërohet edhe me artikullin tjetër me titullin “Opozita: Hapja e kutive, një kush i panegociueshëm”.

Ndërkaq, lidhur me çështjen e krizës ekonomike, paraqiten me artikull të veçantë deklaratat e bëra dje nga ministri i Ekonomisë me titullin “Ridvan Bode: Buxheti i vitit 2010 shkurtohet me 25 miliardë lekë”.


NOA
English Italiano Deutsch Russian Trk Greek
Big Brother Albania 6, Tirana Hotels walmart coupons Office Depot Coupons bed bath and beyond coupon kohls coupons free coupons gazeta celesi Shakespeare Quotes What is ADHD Swag Quotes