Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të publikuara ditën e diel, në shtypin shqiptar:
Gazeta "Shqip":
BERISHA: JAP GARANCI. RAMA: BETEJA VIJON
Kryeministri nga Berlini: Do të bëjmë çdo gjë. Por asgjë konkrete për kutitë. Kreu i opozitës nis turin e ri nga Korça, paralajmëron protesta. Negociatat, takim në mesjavë në Bruksel. I pakonfirmuar, niveli i përfaqësimit.
Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete:
SHKB
nis hetimin për konkursin e gradave
Klinikat private,
nesër nisin kontrollet
Dritëro Agolli: T'i kthejmë
borxhin Petro Markos
Gazeta "Shekulli":
LETRA, PRONARËT PËRPLASEN ME BE
Letërkëmbimi i pronarëve të bregdetit me ambasadorin e KE-së. "Skema për interesat klanore të politikanëve dhe korrupsionit të pushtetarëve. Pronarët kundër ambasadorit Lohan: Mendimi juaj shkel parimet e demokracisë.
Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete:
Energjia, pritet rritje e lartë e
konsumit
BERZH: Shumë biznese në Ballkan do
falimentojnë
"Gazeta Shqiptare"
PS PËRGATIT ZGJEDHJET LOKALE, NDËRRON KRERËT
Porosia e Edi Ramës: Procesi i zgjedhjeve të përfundojë brenda Qershorit. Rama në Korçë e Elbasan. Dialog ose protesta. Do vijmë shumë shpejt në pushtet. Reagon PD: Kreu i PS nisi turin e krizës. Berisha: Pranova propozimet e PS. Meta Fletët të digjen.
Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete;
Shëndetësia kalon në "skaner" klinikat private
Raporti
i BE për vizat, policia mbledh lypsat nga rrugët
Gazeta "Koha Jonë":
BERISHA: DETYRIMI IM, T'I JAP SIGURI TË PLOTË OPOZITËS
Kryeministri ishte dje folësi kryesor në panelin e darkës, të takimit të 27-të ndërkombëtar mbi sigurinë globale, në Berlin. Ndalet në ngërçin politik dhe thotë se "duhet të bëjmë çdo gjë që t'i japim sigurinë më të mirë opozitës". Thekson se "ky është detyrim moral dhe ne do ta bëjmë".
Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete;
Rama në Elbasan: Transparenca, askush të mos dyshojë në durimin
tonë
Meta: Vizat, PS të kontribuojë të paktën në fundin e
procesit
Vasili: Kontroll klinikave private dhe
shtetërore, arsyet
Gazeta "Panorama"
LEGALIZIMET, NË FUND TË MUAJIT NDAHEN PARATË
Kompensimi/ Rreth 2 mijë pronarë të trojeve të zëna nga ndërtimet pa leje do nisin të kompensohen në fund të muajit qershor. Kreu i Agjencisë së Kthimit të Pronave: "Pritet vetëm të hyjë në fuqi vendimi i Qeverisë". Pronarët do marrin këstin e parë prej 20 për qind të shumës së kompensimit. Drejtori i ALUIZNI-t, Shaban Memia: "Janë 10 milionë euro, e kemi të gjithë dokumentacionin gati". Pas 15 qershorit nis edhe procedura për rregullimin e pronësisë në 32 fshatra turistikë.
Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete:
Meta e Prifti me fasonët: Ndihmë
me kredi të buta
Antimafia, 10 dosjet për sekuestrim të
pasurive
Rama ndërron sloganin, tur në bazë: Hap kutitë,
liro vizat
Gazeta
"Rilindja Demokratike"
RRITJE E
KONSIDERUESHME E PAGAVE DHE PENSIONEVE
Shqipëria,
i vetmi vend në Europë që përgatitet të rrisë të ardhurat për
buxhetorët. Një rritje të konsiderueshme të pagave pritet të kenë
sektorët e arsimit dhe shëndetësisë. Në qendër të rritjes së këtij viti
do të jenë pagat e ulta. Rritje të konsiderueshme do të kenë pensionet
në qytet dhe fshat.
Më
poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete:
Berisha
në Berlin: Po punojmë për projektin e dytë madhor
Deklarata
e Financave: Ja si mashtron Rama
Gazeta “Bota sot”
LDK NUK HAP DEBATIN PËR PRISHJE TË KOALICIONIT
Caktohet data e zgjedhjeve politike
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Thaçi: Do ta hetojmë çdo rast të korrupsionit
“Milionerët” e pasluftës të skenës politike
Gazeta “Express”
LIDHNI RRIPAT
Gjatë këtyre ditëve pritet që tri partitë më të mëdha politike në vend
të përballen me arrestimin e figurave të tyre. Express ka mësuar se
EULEX po i heton të gjitha llojet e krimeve që kanë ndodhur këto 10
vjet. Përveç politikanëve, dosje në EULEX kanë edhe familjarët e tyre
dhe njerëz të medieve. Javë e nxehtë.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Loja e dyfishtë
Ligji i varfër
Gazeta “Koha ditore”
THAÇI: MINISTRAT PA IMUNTET NGA ARRESTIMI
“Unë thashë janë 111 raste me elemente të dyshimit, qoftë për
korrupsion, qoftë për krim të organizuar apo angazhime të tjera negative
që kanë ndodhur. Do të hetohen deri në fund. Të gjithë, të të gjitha
profileve dhe të të gjitha instancave zyrtare”, ka thënë kryeministri
Thaçi në Aeroportin e Prishtinës, pas kthimit nga vizita bërë Finlandës.
“Të gjithë janë të barabartë para ligjit”, ka shtuar ai, kur është
pyetur nëse ministrat e tij gëzojnë imunitet nga arrestimi
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
LDK-ja, “opozitë” në Qeveri
Qytetarët e Serbisë nuk regjistrohen kur hyjnë në Kosovë
Gazeta “Kosova Sot”
Hashim Thaçi:111 raste korrupsioni
Kryeministri Thaçi tha se janë 111 raste të dyshimit të korrupsionit në
të cilat dyshohet se janë përfshirë zyrtarë të lartë, pushtetarë e
qeveritarë të të gjitha niveleve që nga qershori i vitit 1999, por duke
mos përmendur se a ka në mesin e tyre edhe ministra nga Qeveria e tij
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Milionerë në vendin më të varfër
Prokurorët i lënë lëndët me peshë të vjetrohen
Gazeta “Zëri”
BETEJA E KOSOVËS
Hakerët shqiptarë dhe ata serbë në betejën e tyre rreth pavarësisë së
Kosovës sfidojnë aftësitë e tyre duke ngritur flamujt në faqet zyrtare
të institucioneve
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
LDK në udhëkryq
Dy dëshira për një trofe
P.S. Radhitja e gazetave bëhet në bazë të alfabetit
më
shumë...
5 Qershor 2010
Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të gazetave të
publikuara më datën 5 qershor 2010:
Gazeta “Bota sot”
KFOR-i NEUTRAL VETËM NDAJ KOSOVËS, JO NDAJ SERBISË
Takimi Bentler-Miletiq, shkelje e sovranitetit të Kosovës
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Sistemi prokurorial dhe gjyqësor duhet të bëjnë punën e vet
Rugovizmi, LDK-ja e traditës dhe e të ardhmes
Gazeta “Epoka e re”
EQREM KRYEZIU: SOT, SHANSI
Këshilli i Përgjithshëm është shans për forcimin e LDK-së
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Sejdiu: Politika, jashtë sistemit gjyqësor
Sot testi i maturës
Gazeta “Express”
HISE NË TREPÇË
Anglezët pretendojnë se është pronë e tyre. Burime të Express-it thonë
se princi Michael i Kentit me një delegacion biznesmenësh nga Britania e
Madhe ka ardhur në Kosovë për të dëshmuar pronësinë mbi minierën
Trepça. Në AKP s’dinë gjë. Faktet historike tregojnë se kompania angleze
Selection Trust Ltd, ka eksploruar mes dy luftërave botërore këtë
minierë.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Juristi i matur
Parazitët e Universitetit
Gazeta “Koha ditore”
ARRESTIMET PRITET TË NISIN JAVËN E ARDHSHME
Burime diplomatike kanë bërë të ditur për “Kohën Ditore” se hetimet e
EULEX-it kanë ardhur deri në fazën që gjatë ditëve të ardhshme të bëhen
arrestimet e para. Nuk është mohuar mundësia që të arrestuarit të jenë
nga “rasti Limaj”, mirëpo hetuesit e EULEX-it janë duke hetuar
intensivisht edhe dy ministra të tjerë
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
“EULEX-i joserioz, heton me dëshmi të personit të vdekur”
Avokati Tomë Gashi dënohet 6 muaj burgim me kusht
Gazeta “Kosova Sot”
DY MILIONERËT E GJYKATAVE
Një gjyqtar i një gjykate komunale dhe një i Gjykatës Kushtetuese kanë
deklaruar pasuri në vlerë mbi 1 milion euro
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
50 milionë humbje në veri
Në vendnumëro
Gazeta “Lajm”
NUK MBAHEN GJYSMA E LIGJËRATAVE
Aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, të Qendrës “Studim, kritikë,
veprim”, të premten kanë publikuar një raport, nga i cili është
konstatuar se nuk janë mbajtur mbi 50 për qind të ligjëratave të
planifikuara për muajin maj në Fakultetin Ekonomik, Juridik, si dhe në
Fakultetin Filozofik. Në mesin e këtyre emrave të publikuar janë edhe
emrat e politikanëve të vendit, madje edhe të vetë dekanëve të
fakulteteve
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Anekdota e presidentit
Tregu i punës me defekte
Gazeta “Zëri”
FRIKË NGA LUFTIMI I KORRUPSIONIT
EULEX-i është nën presion nga një pjesë e faktorit ndërkombëtar që
frikohet se hetimet e ministrave mund të ndikojnë në stabilitetin
politik
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
KQZ shumë shpejt me kryesues
Shefat e prokurimit të paprekshëm
| Tiranë | 23 | °C | |
| Prishtinë | 28 | °C | |
| Ulqin | 25 | °C | |
| Shkup | 28 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.80 |
| USD | 104.25 | 109.05 |
| GPB | 168.16 | 175.90 |
| CHF | 112.89 | 118.08 |